FOTO/Thaçi nxiton të japë qëndrimin e SHBA për marrëveshjen me Serbinë: Ja...

FOTO/Thaçi nxiton të japë qëndrimin e SHBA për marrëveshjen me Serbinë: Ja çfarë më tha Trump

79
0
Shares

Edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Paris dhe ka qënë i pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të luftës së parë botërore, aty ku u mblodhën dhe liderët më të dëgjuar dhe më të rëndësishëm të botës.

Në Twitter, Thaçi ka postuar foto të takimit të tij me presidentin që mikëpriti të gjithë liderët, Emmanuel Macron, teksa jep dhe mesazhe të paqes dhe arritjes së marrëveshjeve mes vendeve.

Por, ajo që bie në sy është dhe një foto që Thaçi ka publikuar me presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka patur një takim me presidentin amerikan Donald Trump ku është diskutuar në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Thaçi thotës e Trump e mbështet marrëveshjen e mundshme me Serbinë, por pa thënë ekzaktësisht nëse është marrëveshja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY