VIDEO/ Mosrespektimi i kembësorëve dhe përdorim celulari, policia mbush me gjoba drejtuesit...

VIDEO/ Mosrespektimi i kembësorëve dhe përdorim celulari, policia mbush me gjoba drejtuesit e mjeteve

184
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset 🚶🏻🚶, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe📸 :

• ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.

• ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje 🚦🚦.

• janë këshilluar 👋👋 shumë 🚶🏻 në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2700638593283474/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY