Mosdekretimi i Lleshit, Meta replikon me Ramën: “Amatorët të lexojnë Kushtetutën…”

Mosdekretimi i Lleshit, Meta replikon me Ramën: “Amatorët të lexojnë Kushtetutën…”

69
0
Shares

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit dhe ka një mesazh për ata që i quajti amatorë dhe dilentatë.

“Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.

Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim  në këtë rast, pasi në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se presidenti nuk mund të kthejë prapa dekretin  kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër?

Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë.

A do i drejtohet parlamentit për të treguar arsyet?

 “Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka.”

Kryeministri Rama u shpreh  mbrëmë në një intervistë televizive se do i dërgonte sërish presidentit emrin për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY