Sulmi me armë në SHBA, 13 viktima, mes tyre dhe oficeri i...

Sulmi me armë në SHBA, 13 viktima, mes tyre dhe oficeri i policisë

60
0
Shares

13 viktima janë shënuar nga sulmi me armë në Kaliforni në një lokal nate. Autoritetet në Thousand Oaks, Kaliforni, në veriperëndim të Los Anxhelosit, raportuan se dhe Zëvendës shefi  Ron Helus ishte mes të vrarëve.

Eric Buschow , sherifi i zonës, u tha gazetarëve në vendngjarje se ka shumë viktima, por pa dhënë ende numrin e saktë të tyre. 

Buschow tha se besonte se i dyshuari mund të jetë një prej viktimave brenda Borderline Bar. Ai nuk ishte identifikuar, dhe pse ende jo zyrtare, disa media shkruajnë se ai ka mbetur i vrarë gjatë përballjes me policinë.

Një zëdhënës i departamentit të sherifit dha një vlerësim paraprak të më shumë se 11 personave të qëlluar, duke përfshirë një deputet.

Borderline është një lokal ku organizohen dhe evente për kërcim, e cila siguronte një ambjent të konsiderueshëm për muzikë live.   Me një pistë kërcimi që mbulon rreth 2,500 metra katrore, ajo është e hapur deri në orën 2 të mëngjesit në pesë ditë të javës.

Autoritetet thanë se më shumë se 100 persona ishin brenda në kohën e të shtënave.

Të shtënat shpërthyen një vit pas ngjarjes në Las Vegas, ku 58 vetë u vranë në një festival muzikor, kur Stephen Paddock, 64 vjeç, hapi zjarr nga kati i 32-të i Resortit ,Mandalay Bay Resort.

Për më shumë informacione klikoni këtu 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY