Studimi i Harvardit: Jashtëtokësorët vizitojnë Tokën, zbulohet objekti i çuditshëm në formë...

Studimi i Harvardit: Jashtëtokësorët vizitojnë Tokën, zbulohet objekti i çuditshëm në formë cigare

74
0
Shares

Janë duke dalë në dritë studimet e fundit, në të cilat mund të vërtetohet se jashtëtokësorët janë duke na vëzhguar këtu në Tokë.

Natyrisht, shumica e këtyre teorive janë hedhur poshtë deri më tani me zero prova për të mbështetur argumentet e tyre.

Por tani, shkencëtarët e Harvardit po ngrenë mundësinë që një objekt i madh misterioz që kohët e fundit kaloi përmes sistemit tonë diellor mund të ketë qenë një anije kozmike e huaj.

Në një studim të ri,  në Harvard, ngrihet perspektiva që Oumuamua, objekti i madh në formë cigare që ishte zbuluar duke kaluar nga dielli në një shpejtësi jashtëzakonisht të lartë dhe trajektore të çuditshme në fund të vitit të kaluar, mund të kishte qenë një obekt i dërguar nga ndonjë qytetërim i huaj për të hetuar tokën.

Hipoteza e tyre, e cila do të publikohet në The Astrophysical Journal Letters më 12 nëntor, aludon se mund të jetë dërguar  nga jashtëtokësorët. Objekti me formë të zgjatur, i cili është 10 herë më i gjatë sesa i gjerë dhe i cili lëvizte më shpejtësi prej 190 mijë miljesh në orë, mund të ketë origjinë artificiale, që nënkupton se ndoshta nuk është krijuar natyrshëm.

Studimi në thelb sqaron se bazuar në shpejtësinë e tij unike, Oumuamua mund të jetë “një material i hollë ndëryjor” që përdor dritë për të lëvizur. Në mënyrë të veçantë, studimi thotë se mund të jetë një “varkë dielli solare” e projektuar për të kërcitur përmes hapësirës nëpërmjet erës diellore dhe që mund të jetë “objekt operacional i dërguar me dashje në afërsi të Tokës nga një qytetërim i huaj”.

Tani, para se të filloni të përhapni fjalën se të huajt janë atje duke na spiunuar, është e rëndësishme të mendoni se ky dokument kërkimor nuk është aspak një konfirmim se kjo është e vërtetë.

Në fakt, edhe autorët e studimit këmbëngulin se ka nevojë dhe për një kërkim më të thellë për të arritur në ndonjë përfundim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY