VIDEO/Policia rrugore kontrolle të befasishme në kryeqytet, e pësojnë drejtuesit e autobusëve

VIDEO/Policia rrugore kontrolle të befasishme në kryeqytet, e pësojnë drejtuesit e autobusëve

136
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar me kontrolle në dispa pka me ndihmën e aparaatit Drager, kryesisht në orët e para të mëngjesit.

Ky kontroll ka ardhur si pasojë e  shqetësimeve të shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj.,

Këto kontrolle u bënë  me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/541860049620003/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY