Jo kafeneve dhe pastrim të plehrave, Ministria e Brendshme sqaron dy udhrat...

Jo kafeneve dhe pastrim të plehrave, Ministria e Brendshme sqaron dy udhrat e Lleshit

111
0
Shares

Dy urdhërat e Sandër Lleshit, në krye të Ministrisë së Brendshme, u komentuan gjerësisht, pasi në kulmin e situatave kriminale,  urdhrat flisnin për  bashkëpunimin për pastrimin e plehrave dhe ndalimin e frekuentimit të kafeneve gjatë orarit të punës.

Por ministria e Brendshme ka ndjerë të detyrueshme të japë sqarime lidhur me njërin prej udhrave, atë të pastrimit të plehrave.

Në deklaratën e saj, Ministria thotë se kjo është e nevojshme të zbatohet pasi vendi duhet të ketë  një performancë më të lartë dhe imazh të duhur publik.

Deklarata e Ministrisë së Brendshme:

Ministria e Brendshme vlerëson të nevojshme të sqarojë se urdhri administrativ për punonjësit e administratës së Ministrisë së Brendshme, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të varësisë, lidhet me nevojën për një performancë më të lartë dhe imazhin e duhur publik.

Urdhri i Zv.Ministrit të Brendshëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit synon parandalimin e fenomenit të djegieve në vend-depozitimet e mbetjeve. Kjo për t’i i dhënë fund një praktike absurde dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është e vendosur për të marrë masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mos-veprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ditët e fundit një problematikë e shtuar lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura apo pranë qendrave të banuara është konstatuar në qarqet Durrës, Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër.

Në këto kushte strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona dhe duke punuar ngushtësisht me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.

Duke përfituar nga ky komunikim, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelon dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo krim mjedisor e paligjshmëri në numrin falas 112 apo aplikacionin Komisariati Dixhital, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj shkelësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY