Arrestohet ish-kryetari i komunës, përplasi për vdekje babë e bijë në Korçë

Arrestohet ish-kryetari i komunës, përplasi për vdekje babë e bijë në Korçë

297
0
Shares

Ish-kryetari i Komunës së Libonikut të Maliqit është shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, duke lënë pas dy të vdekur.

Petrit Kupe, 61-vjeç, ish-administrator i njësisë Libonik, po udhëtonte me shpejtësi të lartë me mjetin e tij tip “Volswagen”, duke shkaktuar përplasjen me një mjet tjetër dhe më pas, u përplas për vdekje 34 vjeçari Sokol Hoxhallari me të bijën 6 vjeçare.

Informacion paraprak

Më datë 08. 11. 2018, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volkswagen” me targa AA 837 UJ  me drejtues shtetasin, P. K., 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA 831 AA me drejtues shtetasin L. P., 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë, konkretisht shtetasi S. H., 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P. H., 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY