VIDEO/PD: Dosja 339 nuk do të rrijë në harresë, arrestimi i Dakos...

VIDEO/PD: Dosja 339 nuk do të rrijë në harresë, arrestimi i Dakos një domosdoshmëri

72
0
Shares

Partia Demokratike vijon të vejë theksin mbi dosjen 339 ku implikohet dhe kryebashkiaku Vangjush Dako.

Nëpërmjet deputetit Gent Strazimiri, PD deklaron se nuk do të ketë harresë lidhur më këtë ngjarje dhe se arrestimi i Vangjush Dakos do të jetë prova nëse në Shqipëri do të ketë luftë ndaj krimit apo normalitet ligjor.

Në një deklaratë për mediat, Strazimiri thekson se populli në vend influencohet në votë nga bandat kriminale.

 “Dosja 339 nuk do të jetë çudia që zgjat vetëm tre ditë. Dosja është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, me nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit. Zbardhja e aferave kriminale e politike të dosjes 339 është e panegociueshme dhe arrestimi i Vangjush Dakos është më shumë se kurrë domosdoshmëri.”” u shpreh ai.

Deputeti Gent Strazimiri u shpreh se liri për Dakon do të thotë se do të forcohet më shumë pozita e tij dhe lidhja me bandat e trafikut kombëtar.

LIVE – Gent Strazimiri, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 7 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY