Skandali gjatë ndeshjes Tirana-Kukës, policia merr masa për tifozët dhe drejtuesit e stadiumit

Ndaje

Policia ka marrë masa lidhur me incidentin e djeshëm në ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Kujtojmë se tifozët e Tiranës kanë thyer rezistencën e stewardëve dhe kanë pushtuar fushën, duke carë barrierën në Selman Stërmas. Ka dënime, procedime penale si dhe gjoba.

Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa:

-Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vëndëqëndrimit fillestar.
Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:

• A.  Gj. 18 vjeç,   banues në Tiranë

• D.  B. 37 vjeç,   banues në Tiranë

• B.  K. 18 vjeç,    banues në Tiranë

• I.  K.  18 vjeç,    banues në Tiranë

• A. V.  31 vjeç,    banues në Tiranë

• L.  P.  20 vjeç,    banues në Tiranë

• D.  D. 18 vjeç,    banues në Tiranë

• K.  Sh.  18 vjeç,  banues në Tiranë

• H. H.   21 vjeç,   banues në Tiranë

• O. H.  18 vjeç,  banues në Tiranë

• K. M.  18 vjeç,   banues në Tiranë

• L. Zh.  22 vjeç,  banues në Tiranë.

Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.

Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security”  i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A,  e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore  u morën këto masa:
• gjobë drejtuesit teknik,  bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni  26 germa “d” dhe “dh”.
• gjobë për  5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.

Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore  dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen  K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018.

Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në lgjin  Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Sqarojmë se për për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga  ligji  nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016,  ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.

Policia e Tiranës është e vendosur të zbatoj me përpikmëri detyrimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në aktet e mësipërme për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme.

Leni një përgjigje