Iu gjetën shkelje, UEFA gjobit FSHF-në

Iu gjetën shkelje, UEFA gjobit FSHF-në

54
0
Shares

Favorizimi i klubit të Tiranës për të luajtur në Kupat e Evropës në sezonin 2017-2018, i ka kushtuar shtrenjtë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kjo pasi bardheblutë nuk i plotësonin kushtet për shkak të situatës financiare dhe borxheve. UEFA ndëshkoi Tiranën duke i hequr asaj të drejtën e përfitimeve financiare nga pjesëmarrja në aktivitet.

Megjithatë, insitucioni më i lartë i futbollit në Europë ka konstatuar shkelje të FSHF-së. Për këtë e ka gjobitur me 100 mijë euro. Por gjithashtu edhe është paralajmëruar se nëse nuk përmbushen detyrimet gjatë një periudhe që do të jetë në vëzhgim, atëherë do të gjobitet edhe me 150 mijë euro të tjera.

Është bërë e ditur se palët kanë firmosur një marrëveshje për këtë, ndërsa FSHF ka pranuar se ka gabuar me licensën e Tiranës.

Kujtojmë se klubit të Tiranës iu mbajtën 215 mijë euro nga UEFA si bonus që jepet për ekipet që marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Europës. Tirana luajti dy ndeshje me Makabi Tel Aviv, por në fakt nuk duhet të merrte pjesë në Europë, prandaj dhe UEFA e ndëshkoi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY