FOTO & VIDEO/ Arkivoli i mbuluar me flamur grek, ja si pritet...

FOTO & VIDEO/ Arkivoli i mbuluar me flamur grek, ja si pritet Kacifas në fshatin e tij

369
0
Shares

11 ditë pas vrasjes, trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas mbërriti pasditen e sotme në shtëpinë e të atit në Bularat.

Arkivoli me trupin e 35-vjeçarit, i mbuluar me flamurin grek, u shoqërua për në banesë nga familjarët, të afërm dhe miq.

Përcjellja drejt banesës së fundit të Kaçifes është paralajmëruar të mbahet ditën e enjte në orën 13:00 në Bularat, ku sipas raportimeve të mediave greke mund të jenë deri në 2000 persona të ardhur nga Greqia. Ndaj Policia e Shtetit ka marrë masa për monitorimin e rreptë të gjithë ceremonsë.

Ndërkohë Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit.

Kostandinos Kaçifas mbeti i vrarë gjatë një përplasje të armatosur me Forcat RENEA në Bularat, pasi më herët kishte qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të Policisë Lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY