Përfituan mijëra dollarë në SHBA, në kërkim çifti shqiptar

Përfituan mijëra dollarë në SHBA, në kërkim çifti shqiptar

350
0
Shares

Plot 25 persona janë akuzuar për përfitime të padrejta publike dhe të ndihmës, duke i shkaktuar një dëm shtetit të Orange County më shumë se 275,000 dollarë.

Arrestimet janë bërë mes të hënës dhe të enjtes, tha avokati i qarkut Orange County, David Hoovler, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe një çift i moshuar nga Shqipëria, përkatësisht Palë dhe Katrine Kronaj, 84 dhe 74 vjeç.

Mediat lokale amerikane shkruajnë se çifti ka udhëtuar posaçërisht nga Shqipëria për të marrë përfitimet e paligjshme që kapin shifrën e më shumë se 32 mijë dollarë.

Teksa është lëshuar një urdhër për arrestimin e tyre, vendndodhja e çiftit mbetet e panjohur.

Ata kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Orange Country për të marrë përfitimet financiare publike, ndërsa për skenën e mashtrimit janë përfshirë edhe persona të tjerë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY