Mediat greke zbardhin letrën e Ilir Metës: Eshtë vendosur se kur do...

Mediat greke zbardhin letrën e Ilir Metës: Eshtë vendosur se kur do t’i kthehet trupi i Katsifasit familjes

216
0
Shares

Mediat greke kanë zbardhur sipas tyre, letrën në të cilën presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje direkt Vangjel Dules lidhur me kthimin e trupit të Katsifasit tek familja.

Duke iu referuar, po mediave greke, ato thonë se trupi i Kostantinos Katsifas do t’i kthehet familjes sot ose nesër në mëngjes. Kjo ka qenë përgjigja e  presidentit  Ilir Meta për kryetarin e Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke, shkruan Prothema.

Gjatë orëve në vijim trupi i Katsifas do të largohet nga morgu i QSUT-ës, për t’iu dorëzuar të afërme.

Vangjel Dule në letrën dërguar Metës ka theksuar aspektin humanitar të çështjes, duke theksuar nevojën e dorëzimit të trupirt të Katsifas për t’u varrosur në Vularat.

Ndër të tjera, Prothema shkruan se Prokuroria shqiptare e drejtuar nga Arta Marku ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Katsifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.

Konstantinos Kacifa u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY