VIDEO/ “Po shkoj në Shqipëri”, prangoset trafikanti maqedonas në Itali me 3...

VIDEO/ “Po shkoj në Shqipëri”, prangoset trafikanti maqedonas në Itali me 3 kg kokainë

151
0
Shares

Një 40 vjeçar nga Maqedonia u arrestuar nga Guardia di Finanza e Chiasso, në pikën e kalimit kufitar Como Brogeda.

Ai hyri në pikën e kalimit kufitar me një makinë luksoze BMW7, duke deklaruar se po kthehej nga Holanda dhe synonte të shkonte në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të mjetit luksoz, qentë antidrogë gjetën tre pako kokainë.

Lënda narkotike me një peshë nga 1 kg secila dhe me cilësi të pastër. Droga ishte fshehur në hapësira të krijuara posaçërisht në brendësi të mjetit.

Trafikanti u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bassone (Como), në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Mjeti luksoz, dy telefona celularë dhe sigurisht edhe kokaina, janë konfiskuar.

Mediat italiane shkruajnë se në bazë të ligjit, akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës ka një dënim nga 6 deri 20 vjet burgim dhe një gjobë prej 26 mijë deri në 260 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY