Urdhërohet të dalë nga banesa, Nexhmie Hoxha: Veprim fashisht, s’kam ku ruaj...

Urdhërohet të dalë nga banesa, Nexhmie Hoxha: Veprim fashisht, s’kam ku ruaj trashëgiminë e Enverit

239
0
Shares

Pjesë e banorëve të cilëve do t’iu prishet banesa në zonën e Laprakës, është dhe Nexhmije Hoxha. Bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha ka folur pas lajmit se do të nxirret nga banesa ku jeton që pas viteve ’90 në zonën e ish-Pularisë së Laprakës në Tiranë.

Në një intervistë për gazetën Dita, Nexhmija reagon nuk është dakord me vendimin e organeve të shtetit, ARRSH.  Sipas saj, pas shembjes së shtëpisë së saj në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, s’ka ku të ruaj trashëgiminë e Enver Hoxhës.

Rruga të bëhet, ne nuk jemi kundër punimeve si kjo, mjafton të bëhen vërtet dhe të mos bëhen vetëm për vota. Por, si mund të merren vendime të tilla pa na dhënë asnjë mundësi, asnjë alternativë? Çfarë do të bëjmë ne në këto kushte, ku do të strehohemi?, thotë ajo.

Asaj e gjitha kjo i duket një veprim tipik fashist dhe hedh kritika mbi qeverinë për të cilën thotë se i mungon ndershmëria për të dobëtin.

‘Na thotë se duhet të zgjidhet trafiku i makinave në Tiranë. Patjetër, le të zgjidhet, por jo kështu. Më duket një veprim tipik fashist dhe banorët këtu që po protestojnë kanë plotësisht të drejtë. Unë kam edhe problemin e ruajtjes së asaj pak trashëgimie që më ka mbetur nga Enveri që mezi e mblodha kur na degenisën këtu. Kësaj qeverie i mungon ndershmëria për të dobëtin. Nuk po kërkojmë të jetojmë në Bllok, as në vilat luksoze, ku gëlojnë kriminelët e miliardave të vjedhura nga abuzimet me pushtetin”, u shpreh Nexhmie Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY