FOTO/ Vrau Emiljano Boçin në Tiranë, ja kush është autori i arrestuar

FOTO/ Vrau Emiljano Boçin në Tiranë, ja kush është autori i arrestuar

501
0
Shares

Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, është vënë në pranga si autor i dyshuar i vrasjes së Emiljano Boçit në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

Sipas Policisë, Xhecuka është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi dhe mbeti i plagosur Malvi Disha, mik i viktimës. Lidhur me këtë, ndaj Xhecukës rëndon edhe akuza e ‘Vrasjes së mbetur në Tentativë’ të shtetasit Melvi Disha.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e 14 janarit, Emiljano Boçi, me të dashurën e tij dhe mikun që i ishte kthyer nga Gjermania, Melvi Disha, kanë qenë duke ngrënë drekë në një restorant që ndodhet në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një rrugicë në krah të Policisë Bashkiake në Tiranë. Ata kanë qëndruar për disa orë aty dhe kanë dalë rreth orës 17:50 nga lokali, duke hipur në makinën “Range Rover” të Boçit, që ishte e parkuar aty.

Në vendin e shoferit ka qenë i ulur 32-vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland apo Landi, në krah të tij ka qenë e ulur e dashura, ndërsa në sediljen pas tij ishte ulur 26- vjeçari Melvi Disha. Makina nuk ishte ndezur ende, kur një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar 5 herë nga mbrapa saj, në drejtim të shoferit. Sipas Policisë, në këto rrethana sqarohet se objektiv i atentatit, ka qenë Emiljano Boçi.

Por duke qenë se shoku i tij ishte në të njëjtin drejtim me të, në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur edhe ai.

Njoftimi i plotë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të  ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 20 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “ Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.

20-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M. D.

Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Për vitin 2018 Policia e Tiranës ka zbardhur të gjitha ngjarjet kriminale në fushën e vrasjes dhe të plagosjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY