EMRI/Ekstradohet nga Hollanda fieraku i dënuar për vrasje dhe trafik droge

EMRI/Ekstradohet nga Hollanda fieraku i dënuar për vrasje dhe trafik droge

144
0
Shares

Ekstradohet nga Hollanda 39 vjeçari i dënuar  me 23 vite burg për “Vrasje”, me  8 vite burg për  “Trafik të narkotikëve” dhe me 1 vit burg për “Armëmbajtje pa leje”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami  drejt vendit tonë të  shtetasit shqiptar Bledar Qemalaj, 39 vjeç, lindur në Fier.

Bledar Qemalaj është arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Po ashtu Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranëm datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal nr. 298 date 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal nr. 103 datë 27.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 03.05.2004 në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, shtetasi Bledar Qemalaj ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. V.

Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hage/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY