“Ndëshkimi i ‘të fortëve”/ Arrestohen tre persona në Tiranë, dy prej tyre...

“Ndëshkimi i ‘të fortëve”/ Arrestohen tre persona në Tiranë, dy prej tyre vëllezër

237
0
Shares

Tiranë – Tjetër goditje në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i ‘të fortëve”

Në pranga tre shtetas, dy prej tyre vëllezër

Sekuestrohen 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. G, 26 vjeç, banues në Tiranë.

– S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

– L. A, 45 vjeç, banues në Shtish.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol

– 2 armë zjarri automatikë

– 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Tiranë – Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i 'të fortëve"Në pranga tre shtetas, dy prej tyre vëllezërSekuestrohen 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.Në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit.Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:- K. G, 26 vjeç, banues në Tiranë.- S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.- L. A, 45 vjeç, banues në Shtish.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:- 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol- 2 armë zjarri automatikë- 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis SativaMaterialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 2 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY