FOTO/Aeroporti i Ri, Rama iu prezantoi kuksianëve një projekt të vjedhur

FOTO/Aeroporti i Ri, Rama iu prezantoi kuksianëve një projekt të vjedhur

136
0
Shares

Kryeministri Edi Rama lajmëroi me shumë bujë se do të ndërtohet shumë shpejt aeroporti i Kukësit. Nga qyteti i Kukësit, kryeministri filloi të zbulonte dhe detaje lidhur me projektin dhe sesa shumë do të ndryshonte ai gjithë situatën në atë zonë.

Sipas tij, aeroporti ekzistues do të transformohej tërësisht në një aeroport të standardeve ndërkombëtare për fluturimet me çmime të ulëta dhe duke u bazuar nga analizat e kryeministrit, ato tregojnë se aeroporti i Kukësit do të lëvizë në një mesatare prej 300 mijë udhëtarësh në vit.

Po në një hulumtim të bërë nga Faxweb.al shihet se ideja e projektit të prezantuar nga Rama është e kopjuar për të mos thënë e vjedhur.

Kjo pasi fotoja e prezantuar si projekt nga ana e kryeministrit është marrë nga Aeroporti i Kutaisit në Gjeorgji, ideuar nga studioja UN.

Kryeministri duhet të ishte pak më orgjinal në ide fillimisht, pastaj ta prezantonte atë si projekt të Rilindjes. Por kjo nuk është hera e parë, që kryeministri vjen me projekte të kopjuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY