Arsyeja pse nuk është dekretuar Sandër Lleshi: Meta ka gjetur probleme…

Arsyeja pse nuk është dekretuar Sandër Lleshi: Meta ka gjetur probleme…

486
0
Shares

Pas largimit të Fatmir Xhafës, kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit për të zenë postin e ministrit të Brendshëm. Një vendim ky, i cili është pritur me reagime dhe diskutime se a do të jetë në gjendje të luftojë dot krimin pa qenë i ndikuar politikisht.

Por, ajo çka vlen për tu përmendur është fakti që presidenti Ilir Meta ende nuk e ka dekretuar këtë propozim, në mënyrë që Lleshi të marrë zyrtarisht drejtimin e postit.

Kjo për arsye që ende nuk bëhen me dije, por kreu i PDK-së Nard Ndoka i ftuar në një emision politik, ka nxjerrë disa prej arsyeve të mundshme pse mund të ketë ndodhur kjo vonese.

Ai është shprehur se janë gjetur probleme kushtetuese në lidhje me Lleshin. Nëse kjo është e vërtetë dhe Meta nuk pranon këtë emër, atëherë ai mund t’i kërkojë kryeministrit që ta ndryshojë propozimin.

Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjetur probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij, po shihen me frymë përgjegjshmërie. Presidenti në parim ka qenë dakord, por dokumentet që ka në dispozicion….

Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz. Nuk e di çfarë problemi, por edhe ta dija nuk do ta thosha” – tha Ndoka.

Mbetet për tu parë në vijim, se çfarë do të bëjë Presidenti Meta lidhur me dekretimin e këtij propozimi apo jo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY