Zbulohen datat e mundshme të zgjedhjeve lokaleve, çfarë ka vendosur opozita për...

Zbulohen datat e mundshme të zgjedhjeve lokaleve, çfarë ka vendosur opozita për 2019

146
0
Shares

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta kërkoi të konsultohej me përfaqësuesit e partive në vend, për të vendosur datën e zgjedhjeve lokale të 2019.

Pak pas përfundimit të takimit konsultativ me presidentin e Republikës Ilir Meta kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar dy opsione se kur mund të mbahen ato.

Në një deklaratë për mediat ai tha se si opsion mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.

Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e ka pranuar ftesën e Presidentit Ilir Meta, për të qenë pjesë e konsultimeve për të vendosur datën e zgjedhjeve, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen në këto zgjedhje. Pas pak minutash pritet një takim mes kreut të Grupit të PD-së, Edmond Spaho me Metën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY