Paloka jep argumentat: Pse nuk duhet parë me entuziazëm ardhja e Ministrit...

Paloka jep argumentat: Pse nuk duhet parë me entuziazëm ardhja e Ministrit të ri të Brendshëm

99
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar lidhur me emërimin e ministrit të ri të Brendshëm.

Ai i referohet entuziazmit që ka kapur disa për ministrin e ri, vetëm se ai është katolik.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka në një koment të gjatë, jep 3 arsyet se pse emërimi i tij nuk duhet të shihet me entuziazëm.

Paloka shkon më tej duke thenë se dhe ministri i ri do të jetë në shërbim të Ramës.

KOMENTI I PLOTË

Nuk do kisha marre persiper te komentoja ministrine ri te Rames thjesht per te mos krijuar idene se po e paragjykoja. Po nderkaq ve re nje fenomen te cuditshem ne rrjetet sociale; nje entuziazem absurd nisur thjeshte nga perkatesia fetare dhe krahinore e ministrit me te ri te Rames. E kam me ata qe jane kundershtare te Rames dhe jo me ata qe ka futur Rama qellimisht qe ta paraqesin kete si nje levizje dhe ndryshim per mire.
E meqenese nga baba jam po aq katolik sa te entuziazmuarit po i jap vetes te drejten t’ju shkruaj dy fjale.
Une e kuptoj kete lloj “entuziazmi” duke patur parasysh faktin qe Rama ashtu si dhe paraardhesit e tij, komunitetin katolik e kane konsideruar si “armik” kurse tani papritur cakton nje minister qe rrjedh nga ky komunitet. Fakti qe i emeruari eshte dhe me profil te ulet publik, kthehet ne nje benefit per te. E ketu fillon dhe mbaron kjo histori dhe arsyet per te qene entuziast…
Po jap vetem disa argumenta shkurt “antientuziazem” .
Kryesorja dhe mjaftueshem per mua; Ky zotria eshte emeruar minister nga Rama… 
Po ju kujtoj “entuziasteve” se edhe Arta Marku eshte po aq katolike e madje me prejardhje nga familje e persekutuar, po as njera as tjetra nuk e ndaluan te vihet ne sherbim total ndaj Rames. 
Megjithate deri ketu jemi prape ne nivelin e paragjykimit. Atehere le te gjykojme mbi fakte, per aq sa dihen e sa u paraqiten tek Fevziu mbreme.
“Entuziastet” harrojne qe ky zotria ka disa vite ne zyrat e kryeministrise si keshilltar sigurie e nuk e mori Rama nga katedralja e Rreshenit per ta ulur ne vendin e ministrit.
Cfare tha ne emisionin e Fevziut ministri i ri i Rames ?
I pyetur perciptazi nga gazetari per qendrimin ndaj krimit dhe droges, ai deklaroi: “Nuk mendoj se u tolerua kanabisi ne 2017” 
Me kete qendrim nuk arriti as tek Xhafaj , i cili u detyrua te pranoj se policia u implikua ne kanabizimin e vendit.
“Gjendja e krimit nuk eshte dramatike…” -tha ministri qe ende nuk eshte ulur ne karrige ,imagjinoni se si do e luftoje krimin ky kur as nuk i duket dramatike situata.
E fundit, por qe tregon shume, ishte servilizmi i shprehur fare pa elegance.
“Deshtimi eshte i imi, suksesi i Rames” -tha pak a shume ne fund.
E me qe bastet do i mbylli Rama, po ve bast sot se ky zotria shpejt do tregoje se eshte aty vetem per ti sherbyer Rames.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY