Dorëheqja e Xhafajt, Lubonja: I bëj thirrje të tregojë shkakun

Dorëheqja e Xhafajt, Lubonja: I bëj thirrje të tregojë shkakun

58
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 disa prej zhvillimeve të fundit në vend. Ai e ka nisur me vrasjen e minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës Konstadinos Kacifa për të cilën u shpreh se do të ishte më mirë të mos kishte ndodhur. Lubonja tha se duhet transparencë e plotë për këtë ngjarje, ndërsa reagimin e kryeministrit Edi Rama nuk e quajti normal.

“Detyra e policisë është t’i evitojë këto dëme të mëdha. Forcat e policisë janë të stërvitura për të neutralizuar pa vrarë. Kjo është e para gjë që do të kishte qenë mirë të mos ndodhte, vrasja, që të neutralizohej personi që akoma se dimë çfarë ka qenë. Njëkohësisht për të mos u krijuar këto tensione mes Shqipërisë e Greqisë. Nuk jam me ata që ekzaltojnë faktin ‘ja ne ja treguam vendin’. Këtu është problemi që të mos ndodhte ngjarja. E dyta gjë që duhet bërë për këtë gjë është transparenca e plotë për këtë ngjarje.
Varet se si ka ndodhur kjo ngjarje, dhe mund ta thellojë acarimin mes dy vendeve.

 Nuk ishte reagim normal i kryeministrit. E shikojnë si fushatë elektorale. Thotë më mirë të jem me shumicën, nacionalistët. U duhet një ngjarje e tillë për të tërhequr vëmendjen nga skandalet se dalin si patriotë”, u shpreh Lubonja/BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY