VIDEO/Babai i Stresit rrëfen detaje të reja nga arrestimi: Komplot si në...

VIDEO/Babai i Stresit rrëfen detaje të reja nga arrestimi: Komplot si në kohën e Enver Hoxhës

175
0
Shares

Stresi u arrestua në një hotel në Linzë, teksa në njoftimin e policisë thuhej se ai ishte me një vajzë në hotel.

Kjo u bë shkak dhe për të aluduar se Stresi e tradhtonte Kejsin, të fejuarën e tij. Lidhur me këtë gjë, babai i Stresit për SevenBizz, ka treguar se çdogjë ka qenë e inskenuar dhe se bëhet fjalë për një komplot si në kohën e Enver Hoxhës.

Ai ka rrëfyer se vajza ka qenë e ulur në karrige dhe se donte vetëm një foto me të dhe se nuk ka ndodhur asgjë me Stresin më shumë sesa kaq.

Përsa i përket armës, Sali Lushaj tregon se Stresit ia futën armën të mbështjellë me peshqir në dollap duke i ndërruar dhe dhomën në mënyrë që të kapej me armë në momentin e arrestimit.

Përsa i përket Kejsit, Sali  Lushaj hedh poshtë gjithë pretendimet se ajo e ka lënë Stresin, pasi shprehet se Kejsi eshtë më afër se kurrë me të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY