Tentoi të vjedhë lokalin në Durrës, nipi i pronarit godet me dru...

Tentoi të vjedhë lokalin në Durrës, nipi i pronarit godet me dru hajdutin

74
0
Shares
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Skënder Lisaku 25 vjeç,  banues në fshatin Jubë, Durrës.
Skënder Lisaku, në fshatin Jubë, ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë (me dru) shtetasin F. K. i cili ishte futur, për të vjedhur lokalin e dajës së tij, shtetasit A.V.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit F.K. 39 vjeç. Shtetasi F.K. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë  në ngarkim të shtetasit S.Lisaku dhe “Vjedhja “e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit F.K. parashikuar në nenet 76 – 22 dhe 134-22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY