FOTO/Zbulohen dy objektet e rralla të Mbretit Zog në Londër, shtëpia e...

FOTO/Zbulohen dy objektet e rralla të Mbretit Zog në Londër, shtëpia e Ankandeve i nxjerr në shitje

74
0
Shares

Janë zbuluar dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Shtëpinë e Ankandeve “The saleroom”  në Londër. Kjo shtëpi i ka nxjerrë në shitje dy objektet.

Studiuesi Erald Kapri, në një postim në rrjetet sociale tregon se bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretëtore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot.

Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxorri në fund të viteve 20 një model mbretëtor makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore.

Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën. Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro.

Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretëtore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut.

Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma”. Çmimi i spaletës është 600 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY