Horoskopi, 26 tetor 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 26 tetor 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

169
0
Shares

Dashi

Duhet të vlerësoni mundësitë e reja në vendin e punës, pasi mund të garantojnë më shumë stabilitet. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për gjithë ata që kanë dëshirë të hedhin baza solide për të ardhmen e tyre. Në dashuri, kjo e premte do të mbrojë historitë e reja.

Demi

Do të jeni shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në bashkëpunimet tuaja, sidomos nëse ndaj sjelljeve të dëmshme në punën tuaj. Të qenit autoritar do ju lejojë që të riktheheni në lojë dhe të merrni një rol me më shumë përgjegjësi. Sa i takon dashurisë, parashikohen takime të reja interesante.

Binjakët

Ndiqni më shumë sugjerimet dhe këshillat e kolegëve tuaj, pasi nëse do të jeni krenarë rrezikoni vetëm që të ngarkoheni me shumë përgjegjësi, gjë që mund të shkaktojë edhe shpërqendrime. Në dashuri do të viheni përballë një zgjedhje të rëndësishme.

Gaforrja

Jeni optimistë dhe pozitivë dhe kjo në sajë të propozimeve mjaft të mira që keni marrë së fundmi. Sigurisht ka ende disa çështje të hapura, por nëse do të dini si ti menaxhoni, dialogu mund të sjellë kompromise mjaft të vlefshme.

Luani

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të vlerësoni më mirë ndjenjat dhe familjen. Duhet të merrni më shumë kohë, për të forcuar këto lidhje. Në mbrëmje do të jeni tejet romantik.

Virgjëresha

Më në fund do mund të lini pas krahëve veset negative si në sferën e ndjenjave edhe në atë profesionale. Jini të sigurtë për një zgjedhje që duhet të bëni, pasi marrja e shumë rreziqeve përsipër, mund të shkaktojë stres dhe konfuzion të madh.

Peshorja

Mos arrini në konkluzione shumë të nxituara sidomos në vendin e punës. Intuita e mirë do ju lejojë që të zgjidhni çdo problem, edhe në minutat e fundit. Në dashuri jeni në kërkim të pikave të reja të referimit, por duhet të dëgjoni më shumë edhe nevojat e partnerit/es.

Akrepi

Parashikohen mundësi shumë të mira për të çuar deri në fund disa projekte të cilat gjatë javëve të fundit i keni frenuar. Në dashuri, duhet të jeni më të komunikueshëm.

Shigjetari

Ka disa të papritura të cilat do ju detyrojnë të rishikoni, prioritetet tuaja në vendin e punës. Mos jini të tensionuar, pasi çdo acarim rrezikon që t’iu shpërqendrojë. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen mundësi shumë të mira për të zyrtarizuar një raport dashurie.

Bricjapi

Mos lejoni që të ndikoheni nga polemikat e të tjerëve, pasi intuita juaj e shkëlqyer do ju lejojë që të arrini një sukses të madh. Mbrëmja do të jetë relaksuese dhe do ju lejojë që të pushoni më shumë dhe të kaloni më shumë kohë me familjen. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet.

Ujori

Në vendin e punës do të bini në sy, për shkak të vigjilencës suaj dhe kjo pasi do të jeni të vendosur në arritjen e disa objektivave të mëdha, shkruan noa.al. Kjo është një fazë e rëndësishme rikuperimi në dashuri, ku parashikohet lindja e historive të reja të dashurisë.

Peshqit

Do të dini që të shfaqeni të zgjuar dhe do e kaloni pjesën më të madhe të ditës me një mik ose koleg që ndodhet në vështirësi. Duhet të jeni gati të përballoni ndonjë keqkuptim të vogël në familje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY