Basha flet me emra: Ja kush i bleu votat në Dibër. Parlamenti...

Basha flet me emra: Ja kush i bleu votat në Dibër. Parlamenti ilegjitim

59
0
Shares
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u publikua përgjimi i Vangjush Dakos me anëtarë të bandës Avdyli.

Sipas Bashës, Dako ka blerë zgjedhjet duke përdorur kriminelët, por kjo ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë. Kreu i PD-së, u shpreh se Rama është një kryeministër ilegjitim, që qëndron në pushtet me vota të vjedhura.

“Çështja që shtrohet sonte në tryezën tuaj, është shumë më e madhe se cështja e Vangjush Dakos, apo ministrave apo kryebashkiakëve të tjerë. Sic e thatë ju dhe sic e kemi denoncuar edhe ne, qysh në zgjedhet e Dibrës që figurojnë Ulsi Manja dhe dy ministra, për shitblerjen e votave, këto janë simptoma të një problemi që në Shqipëri kanë ardhur duke u rënduar.

Ato që shohin shqiptarët, janë provat ligjore, të mbledhura gjatë një procesi hetimor, të nisur nga prokuroria, ku gjatë përgjimit të bandave kriminale, sic është banda e Avdylajve, familja kriminale Ndoka, ka rezultuar dhjetra orë bisedime telefonike dhe mijra mesazhe të shkëmbyera mes banditëve dhe eksponentëve me të lartë të PS-ë, duke përfshirë dhe Ramën.”

Basha tha se Prokuroria nuk mund të hetojë eksponentët e Partisë Socialiste, sepse ajo është e kapur.

“Transkriptimet e këtyre bisedave, ku nga njëra anë kërkohet mbështetjë në fushatë zgjedhore dhe nga ana tjetër premtohetn favore, duhet të ishin hetuar prej kohësh nëse do të kishim prokurorë të pavarur. Duhet të ishin cuar në procedim penal, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, që rezultojnë në një tjetër dosje, tek VAngjush Dako, politikan bandit, e deri tek shtrirja kapilare e këtij problemi nga Tropoja në Sarandë. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një kryeministrër ilegjitim, që ndodhen aty jo për shkak të votave por mbështetjes kriminale.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY