U pagua nga fondet greke, reagon deputeti: Ja pse po përdoret kjo...

U pagua nga fondet greke, reagon deputeti: Ja pse po përdoret kjo histori

83
0
Shares

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas publikimit të disa ‘listpagesave’ që u shpërndanë nga një portal, i cili mesa duket ishte i sponsorizuar për të bërë fake news.

Salianji, në një status në Facebook, deklaron se nuk ka marrë asnjë cent dhe nuk ka lidhje me këtë histori duke shtuar se kjo është një listë e financuar nga qeveria shqiptare.

Ja reagimi i plotë i Salianjit:

Kanë qarkulluar disa “listpagesa greke” në portalet e sponsorizuara nga Qeveria dhe PS. Janë lista që dukshëm janë publikuar për të shmangur vëmendjen nga thelbi i çështjes.

Greqia ka politikën e saj, ne kemi detyrimin tonë kombëtar të zbulojmë nëse miliona Eurot janë përdorur për të ndikuar në politikanë apo zyrtarë të administratës publike. Shteti jonë, çdo qytetar, apo çdo deputet ka detyrimin të kërkojë zbardhjen e plotë të financimeve të paligjshme në administratë apo politikë.

Shqiptarët sot duhet ta dinë që 54 milion Euro mund të përdoren lehtēsisht për të ndikuar negociatorët apo ministrin e negociatave me detin, konteksti i ri i bën problematike deklaratat që Greqia e ka zgjeruar me 12 milje hapësirën detare të saj. Meqë qeveria ka bërë një listë për të bërë pis dhe ngatërruar shqiptarët, tregon që ka interes të madh për tymnajë.

Unë i përfshirë pisët në këtë listē të financuar nga qeveria Shqiptare deklaroj me përgjegjësi të plotë që asnjë cent dhe asnjë lidhje nuk kam me këtë histori, kushdo që përfiton para të paligjshme për më tepër nga një shtet tjetër duhet të dënohet për tradhti kombêtare dhe të flaket nga politika dhe institucionet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY