Aksident në Elbasan, treni merr përpara makinën, plagoset rëndë një person

Aksident në Elbasan, treni merr përpara makinën, plagoset rëndë një person

113
0
Shares
Foto Ilustruese Arkivi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit.  Treni i linjës  Kashar–Elbasan, ka marrë përpara një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, treni që lëvizte drejt Elbasanit, me mashinist shtetasin D.D., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe ndihmës mashinist shtetasin N.L., 58 vjeç, banues në Vorë, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga aksidenti është plagosur një person, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mashinist dhe ndihmësi i tij janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY