Ndërron jetë biznesmeni i njohur, pak muaj më parë u arrestua me...

Ndërron jetë biznesmeni i njohur, pak muaj më parë u arrestua me gruan e tij për mashtrim

238
0
Shares

Është ndarë nga jeta Rrapush Hoxholli.

I njohur si biznesmen në fushën e ndërtimit, Hoxholli ndërroi jetë  në moshën 74 vjeçare. Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një sëmundje e rëndë.

Por emri i tij u lakua shumë në media, pasi kryente veprën penale të mashtrimit.

Në maj të këtij viti ai u arrestua bashkë me gruan e tij Vjollca Hoxholli dhe Dritan Llanaj, për mashtrime pasi disa banorë kërcënuan vetëflijimin duke hipur në tarracën e pallatit që po ndërtonte Llanaj. Me premtimin e ndërtimit të një pallati shumëkatësh, ata kishin mashtruar disa qytetarë duke u marrë pronat.

Ndonëse çifti Hoxholli u arrestua, gjykata e Shkodrës vendosi t’i lirojë për shkak të moshës së thyer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY