VIDEO/’Boll i zhvatët studentët’, Rama urdhëron gardën të nxjerrin vajzën jashtë takimit

VIDEO/’Boll i zhvatët studentët’, Rama urdhëron gardën të nxjerrin vajzën jashtë takimit

89
0
Shares

Teksa kryeministri ishte duke zhvilluar takimin me studentë të ekselencës ditën e sotme, ka ndodhur një incident, që është shmangur nga kamerat e ERTV së kryeministrit.

Lëvizja ‘Për Universitetin’, e ka postuar videon me pamjet në të cilat një studente i drejtohet Ramës duke i thënë ‘Boll i zhvatët studentët’.

Në këtë moment ndërhynë punonjësit e gardës të cilët e kapin studenten, menjëherë pas urdhërit të Ramës.

"BOLL I ZHVATËT STUDENTËT"Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku u përsëritën si zakonisht gënjeshtrat e ulëta në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve tanë shpalosën banderolën: "Boll i zhvatët studentët". Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t'ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore. Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet. #BASHKOHU

Publiée par Për Universitetin sur Lundi 22 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY