Shkuan për të arrestuar Klement Balilin, por policia kap anëtarin e një...

Shkuan për të arrestuar Klement Balilin, por policia kap anëtarin e një tjetër grupi kriminal

154
0
Shares
Foto Ilustruese

Operacioni për arrestimin e Klement Balilit dështoi duke sjellë që sërish Eskobari i Ballkanit t’i shpëtojë drejtësisë.

Policia ishte sinjalizuar se Balili ndodhej në Sarandë dhe fshihej aty, por tentativat për ta kapur nuk ishin të suksesshme.

Nga operacioni në Sarandë, policia mundi të arrestojë një person tjetër  nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Ai është Abedin (Petro) Kuci.

Ky nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi dhe më herët është arrestuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogërave. Arrestimi i tij është kryer në vitin 2016-të.

Kuçi ka qenë pjesë e grupit kriminal të Odise Vervofshit nga Durrësi, që për shkak të konfliktit për lëndën narkotike, vrau dhe dogji në makinë dy persona, Shaban Babasin dhe Albert Kasallën.

Më vonë, është njoftuar për një deklaratë për shtyp nga policia dhe prokuroria, ku do të dalin detajet e plota për operacionet e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY