Gjendet gomonia në Vlorë, shpëtohen 3 persona nga mbytja, dyshimet e policisë

Gjendet gomonia në Vlorë, shpëtohen 3 persona nga mbytja, dyshimet e policisë

97
0
Shares

Është gjetur një gomone në det të hapur, pak milje large ishullit të Sazanit. Mësohet se brenda në gomone ishin 3 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Aksioni i shpëtimit është zhvilluar nga Policia Kufitare pasi personat kishin kërkuar ndihmë. Ka qenë vetë drejtuesi i gomones që ka kërkuar ndihmë.

Gomonia dyshohet se ishte përdorur për aktivitet kriminal. Burime jo zyrtare, thonë se në gomone nuk janë gjetur gjurmë të lëndëve narkotike.

Policia po kryen kërkime në det, në afërsi të vendit ku u gjet gomonia, për lëndë narkotike.

Mendohet se shtetasit pas konstatimit të problemeve me dallgët dhe avarisë së gomones ta kenë hedhur lëndën narkotike në det.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY