Luhet ‘Derbi i Madoninës’, statistikat “kokëfortë” me Milanin

Luhet ‘Derbi i Madoninës’, statistikat “kokëfortë” me Milanin

61
0
Shares

Inter dhe Milan sfidojnë mbrëmjen e sotme njëra-tjetrën në derbin numër 169 të Milanos.

Në “Guissepe Meaza” atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi në orën 20:30 zbresin dy skuadrat e qytetit, në një derbi që premton emocione dhe spektakël. Por si vijnë dy skuadrat në këtë përballje.

Klasifikimi: Në këtë pikë është Inter ai që udhëheq. Zikaltërit numërojnë 16 pikë në 8 ndeshje, ndërsa Milan ka grumbulluar 12 pikë pas 7 ndeshjesh. Një fitore e mundshme e këtyre të fundit do e zbriste në një pikë distancën, me kuqezinjtë që kanë edhe një takim për të zhvilluar.

Golavarazhi: Edhe në këtë pikë janë zikaltërit ata që udhëheqin. 12 gola të shënuar kundrejt 6 të pësuar i dërgon ata në +6. Nga krahu tjetër Milan ka qënë me rezultativ në fazën e sulmit, por jo në atë mbrojtës. Ata kanë shënuar plot 15 gola, ndërsa kanë nxjerrë 10 herë topin nga rrjeta e tyre.

Mënyra e lojës: Me ardhjen e Luciano Spallettit, Interi ka nisur të luaj një lojë më të bukur, ku aksionet kryesisht ndërtohen nga mbrojtësit e qendrës dhe ku më pas, goleadori i tyre, Mauro Icardi tenton të gjej rrugën e rrjetës. Interesante është se të 12 golat e shënuar kanë ardhur nga brënda zonës së rreptësisë. Nga krahu tjetër, Milani i Gennaro Gattuzos është tepër cinik. Duke pasur në organikë edhe futbollist të mirë që godasin nga distanca, 5 nga 15 golat e shënuar kanë ardhur nga jashtë zonës së rreptësisë.

Goleadorët: Deri në këto momente Gonzalo Higuain numëron 4 gola dhe një asist me fanellën kuqezi, ndërsa Mauro Icardi numëron një gol më pak se patrioti i tij, por ka një asis më shumë. Pas tyre vjen mesfushori i Milanit, Bonaventura, i cili numëron 3 gola dhe 1 asist.

Kokë më kokë: Ky është derbi i 169 në historinë e tyre në Seria A, ndërsa i 222 në të gjitha kompeticionet. Në të dyja situatat janë zikaltërit ata që udhëheqin. 62 fitore në Seria A dhe 78 në total, ndërsa Milan ndjek me 76 fitore, ku 51 kanë ardhur në Seria A. Në barazim janë mbyllur 67 takime, 58 prej të cilave në kampionat. Sa i përket golavarazhit, Inter kryeson sërish. 299 janë numri i rrjetave të zikaltërve në total, kundrejt 297 të Milanit që është në këtë aspekt është inferior ndaj kushërinjve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY