Jo vetëm Ndoka, policia çon në pranga dhe dy persona të tjerë

Jo vetëm Ndoka, policia çon në pranga dhe dy persona të tjerë

76
0
Shares

Pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Çuko, një tjetër ish-deputet socialist ka rënë në prangat e policisë, ai ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka.

Burime thonë se Arben Ndoka akuzohet për tjetërsim pronash, ndërsa kujtojmë se ky i fundit ka qenë shpesh herë në qendër të sulmeve të Partisë Demokratike. Së bashku me Ndokën mësohet se ka rënë në pranga dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Dyshohet se Ndoka akuzohet për ndërhyrje në tjetërsimin e një prone tek “Rana e Hedhur” në favor të disa të afërmve të tij.

Burime bëjnë të ditur se arrestimi i ish-deputetit ka ardhur pas përgjimeve të kryera prej muajsh.

Arben Ndoka është akuzuar disa herë nga Partia Demokratike për përfshirje në trafik narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.

Njoftimi i policise:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin A. N., 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.

Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Megjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër, ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të ri-shpallur në kërkim.

Gjithashtu disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY