Arrestohet në Shijak bosi i drogës, pronar i hotelit të njohur…

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, pronar i hotelit të njohur…

338
0
Shares

Arrestohet në Shijak bosi i drogës Flamur Avdyli. Ai është prangosur pasditen e sotme në Shijak së bashku me një tjetër person me inicialet H. H. në një operacion të zhvilluar nga FNSH dhe RENEA.

Avdyli është një emër i njohur, pasi është pronar i disa bizneseve në Shijak, mes tyre i kompanisë ‘Orges Albania 2016’ dhe një hoteli luksoz në Durrës,  ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar heroine.

Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa është vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.  Flamur Avdyli u prangos me urdhër të Krimeve të Rënda me H. H. i cili është i përfshirë në trafik heroinë dhe i dënuar në Turqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY