Anullohet nga Agjencia e Prokurimeve një koncension i qeverisë

Anullohet nga Agjencia e Prokurimeve një koncension i qeverisë

81
0
Shares

Agjencia e Prokurimit Publik ka pezulluar procedurën e tenderimit për koncesionin mbi kontrollin e pompave të naftës dhe gazit të lëngshëm, shërbim që aktualisht kryehet nga Drejtoria e Metrologjisë. Vendimi i Agjensisë së Prokurimit Publik është marrë pas një ankimimi nga një kompani zviceriane që akuzon Ministrinë e Financave se ka vendosur në procedurat e koncensionit kushte diskriminuese.

Kushtet e vendosura përjashtojnë nga gara kompanitë e huaja dhe favorizojnë firmën “NoaControll sh.p.k,” kompani e themeluar në vitin 2015, i cili ka aktivizuar procedurën e koncensionit me një propozim të pakërkuar në 2016, dhe për këtë arsye nga qeveria ka marrë në garë 10 pikë bonus, siç parashikohet nga ligji për koncensionet që mund t’i hapin rrugën për një aktivitet që mund të sjellë për kompaninë e tij një fitim prej 70 milionë euro për 20 vite.

Kontrolli i pompave te naftës dhe gazit të lëngshëm në pikat e karburanteve është aktiviteti kryesor i Drejtorisë së Metrologjisë, dhe buxheti i shtetit arkëton çdo vit 80 milionë lekë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj synon ta japë këtë koncension në këmbim të një investimi dysheme prej 64.8 milionë lekë, për një periudhë 20-vjeçare.

Vlera e koncesionit për kontrollin e pompave të naftës me një vlerë prej 64 milionë lekë.

Ministria e Financave në dokumentet e shpallura bashkë më tenderin në 18 shtator të këtij viti, vë theksin tek standartet evropiane si një nga arsyet e dhënies me koncension të këtij shërbimi, teksa në të njëjtën kohë nuk lejon kompanitë e huaja të marrin pjesë në tender.

Kushti kryesor i Ministrisë së Financave ishte që kompania fituese të ketë një certifikatë akreditimi shqiptare, edhe pse certifikatat e lëshuara nga trupat evropiane të akreditimit njihen në Shqipëri, dhe jo e kundërta.

Kriteret e vendosura nga Ministria e Financave për pjesëmarrjen në këtë tender, ku theksohet se kompania fituese duhet të ketë një certifikatë akreditimi

Kriteri i dytë ishte që kompania të kishte 3 vite eksperiencë në fushën e inspektimit. Dy kushtet qe i shkojnë për shtat firmës “Noa-controll “që pikërisht në 3 vitet e fundit ka arritur të sigurojë nga shteti disa certifikata në fushën e inspektimit.

Kompania me bazë në Zvicër, “Penzoil Trading” e interesuar për të marrë pjesë në garë, u ankua tek Komisioneri i Prokurimit Publik, për manipulim të garës duke gjykuar si përjashtuese, kushtet e vendosura nga Ministria e Financave.  Pas kësaj ankese Komisioni i Prokurimit Publik në fillim të muajt tetor ka pezulluar tenderin dhe ka kërkuar shpjegime nga Ministria e Financave.

Ky projekt koncensionar nuk është pritur mirë nga operatorët e tregut të karburanteve dhe shoqatat e biznesit, apo ato në mbrojtje të konsumatorit, të cilët kontestojnë mungesën e transparencës, si edhe mungesën e një strategjie të qartë të qeverisë,  por edhe rrezikun për kosto shtesë në çmimin fundor të naftës, dhe hapësirën që ka kompania për të abuzuar.

Çdo pikë shërbimi paguan aktualisht 14.000 lekë për kontrollin e pompave nga ana e shtetit, po privati mund t’a rrisë këtë tarifë.  Projekti koncesionar i kontrollit të pajisjeve në karburante nuk është i vetmi në këtë sektor.  Në fillim të vitit 2013, qeveria e drejtuar nga Berisha firmosi koncesionin e markimit, duke rritur një kosto të transferuar pastaj në çmimin fundor të karburantit, që aktualisht në Shqipëri është ndër më të shtrenjtit në Evropë.shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY