Traineri i Real Madrid pranë shkarkimit, Marcelo: Me të deri në vdekje!

Traineri i Real Madrid pranë shkarkimit, Marcelo: Me të deri në vdekje!

90
0
Shares

Pas Dani Ceballos, në krah të trajnerit të Realit, Julen Lopetegui ka dalë edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo i cili pas disfatës 2-1 me Levanten është shprehur:

“Ne jemi me të deri në vdekje! Ai na flet qartë dhe ka një marrëdhënie të mirë midis nesh dhe atij. Unë i ndiej ngjyrat e këtij klubi dhe ndihem keq kur nuk fitojmë. Nuk mund ta krahasoni Lopetegui me Rafa Benitez”.

“Levante nuk ka bërë shumë. Ata shfrytëzuan gabimet tona në fillim dhe u përpoqëm të ktheheshim në nivelin e duhur. Ne ishim të vdekur në fund të ndeshjes sepse dhamë gjithçka në fushë. “-tha fillimisht mbrojtësi.

Marcelo pranoi gjithashtu se skuadra ishte e shqetësuar, por mohoi se kishin frikë.

“Ne jemi të shqetësuar. Presioni në Madrid është i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të përballemi me të gjithë. Ne nuk kemi frikë, jemi të shqetësuar “.-përfundoi  30 vjeçari.

Reali i Madridit po kalon një krizë në këtë periudhë të sezonit, pasi ka humbur katër në 5 ndeshjet e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY