Rama tha se nuk e njeh, deputeti i përgjigjet: Të bëj diagnozën...

Rama tha se nuk e njeh, deputeti i përgjigjet: Të bëj diagnozën si mjek, por etika s’ma lejon

199
0
Shares

Kryeministri Rama i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë’ , u shpreh se nuk e njihte deputetin e PD-së, Bardh Spahia.

Lidhur me këtë gjë, deputeti ka reaguar duke thënë se deklarata e Ramës është pozitive sepse kryeministri njeh vetëm kriminelë dhe jo njerëz të ndershëm.  Deputeti nuk ngurron t’i përmendë edhe babain e tij kryeministrit  Edi Rama, duke e cilësuar edhe atë si një mbetje të komunizmit.

REAGIMI I DEPUTETIT

Që ti s’më njeh mua është nder për mua e në rastin më optimist turp për ty që s’njeh një nga deputetet e parlamentit te vendit që ti rrenon, vjedh, abuzon dhe turpëron. Ti nuk më njeh se ti njeh vrasës, përdhunues, trafikantë njerëzish e narkotikesh, hajdutë, servila dhe antishqiptar brenda e jashtë vendit tone. Por unë dhe cdo shqipetar i ndershëm dhe që e do vendin e vet të njohim mirë.

Të njohim si djalin e nje firmosësi të urdhërit të varjes se një shqiptari të mire e patriot. Të njohim si mbetje e një sistemi të urryer nga shqipetaret e mire e kombdashes, të njohim si shkaktarin e largimit të gati gjysëm milioni bashkatdhetaresh gjate sundimit tend, të njohim si shitësin e trojeve tona, të njohim si vasalin e krimit, të njohim si ai që ulërinte me të madhe mos hiqni vizat për shqipetarët, të njohim edhe si nje artist të deshtuar të pa larë e të pa ditur. Si mjek mund të të beja edhe një diagnoze personale tënden por ateherë do isha duke folur për një pacient dhe etika profesionale nuk ma lejon ta bëj këtë publikisht”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY