VIDEO/Prodhimi i drograve të forta, pamje nga laboratori në fshatin e largët...

VIDEO/Prodhimi i drograve të forta, pamje nga laboratori në fshatin e largët të Hasit

118
0
Shares

Një laborator për prodhimin e drograve të forta u zbulua nga policia në fshatin Brenog të Hasit. Lajmi bëhet i ditur nga burime jozyrtare të policisë së shtetit.

Mësohet së në atë laborator, gjatë operacionit të uniformave blu u sekuestrua një sasi droge si dhe lëndë të tjera që shërbejnë për prodhimin e sintetik të saj. Po ashtu burimet bënë të ditur se ka dhe disa persona të arrestuar, ndërsa operacioni vijon ende. Policia e shtetit nuk ka dhënë ende informacion zyrtar lidhur me këtë operacion.

Sipas burimeve të “ABC News”, mësohet se laboratori u zbulua nga policia lokale e Hasit mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë ndaluar disa persona.

Laboratori i drograve të forta është mbajtur nën survejim nga policia lokale, por përsëri organizatorët kryesorë kanë mundur ti shpëtojnë prangosjes. Ndërhyrja në një kohë kaq të shpejtë, ka krijuar dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY