Pas Tropojës, zjarr dhe në pyjet e Shkrelit, rastësore apo e qëllimshme?

Pas Tropojës, zjarr dhe në pyjet e Shkrelit, rastësore apo e qëllimshme?

62
0
Shares
foto ilustuese

Një tjetër zjarr ka përfshirë pyjet e veriut.

Pas zjarrit në Tropojë, i cili ra dje në Dragobi, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjesh mbi  lagjen Sokolaj, këtë herë zjarri ka rënë në pyjet e Shkrelit.

Qytetarët dërguan në “Ti raporton” në TCh pamje nga zjarri që nisi rreth orës 16:00 dhe vazhdoi edhe gjatë natës në Shkrel.

Zjarrfikësit punuan gjatë për të fikur zjarrin që shkrumboi 1 hektar sipërfaqe.

Sipas specialistëve, zjarret e vjeshtës nëpër Shqipëri konsiderohen se nuk janë rastësore, por pasoja të pakujdesisë së banorëve ose te qëllimshme.

Të qenurit në muajin Tetor përjashton mundësinë e një zjarri të rastësishëm, por rrit dyshimet për një zjarrvënie të qëllimshme, gjë e cila nuk mohohet zyrtarisht nga burimet që kanë njoftuar për rënien e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY