Mediat: Ministria e jashtme greke ka dhënë fonde sekrete për mediat në...

Mediat: Ministria e jashtme greke ka dhënë fonde sekrete për mediat në Shqipëri e Maqedoni

91
0
Shares

Disa artikuj në mediat online greke shkruajnë se ministria e jashtme greke  ka financuar me fondet sekrete mediat në Shqipëri dhe Maqedoni.

Referuar CNN grek, sipas një ligji të iniciuar nga ish ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, përdorimi i fondeve sekrete të ministrisë, shqyrtohet nga një komision i parlamentit.

Shfrytëzimi i fondeve sekrete ishte një nga pikat e debatit të ashpër që u zhvillua të martën ndërmjet ministrit të jashtëm dhe ministrit të mbrojtjes Kammenos, që çoi në dorëheqjen e Kotzias.

Ja disa pjesë nga shkrimi në mediat greke:

“Shqyrtimi i fundit është bërë më 10 tetor. Dosja që u hap në zyrën e kryetarit të parlamentit përmbante tre kode, për një fond prej 1 milion eurosh,

“Të njëjtat burime thonë se kodi i parë ishte për para që iu dhanë mediave në Shqipëri, i dytë për media në Shkup dhe i treti për mbështetjen e kishave ortodokse.

Sqarimi që u dha për dy kodet e para, ishte se janë përdorur me qëllim që të publikohen shkrime pozitive për Greqinë dhe të lobohet me gazetarë e drejtues mediash në dy vendet fqinje në dobi të interesave të Greqisë.

Referuar këtij rasti, forca opozitare në Greqi kërkon të zbulohen të gjitha detajet lidhur me  transaksionet e fondeve sekrete të Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes.

Ndërsa qeveria ka akuzuar partinë më të madhe opozitare dhe kryetarin e saj, Kyriakos Mitsotakis. “Publikimi i gjoja informacioneve mbi disponimin e fondeve sekrete dëmton direkt interesat kombëtarë dhe është rezultat i mizerablitetit të Demokracisë së Re dhe zotit Mitsotakis”, nënvizon zyra e shtypit e kryeministrit grek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY