Kërcënimi i deputetëve nga burgu, ish-ministri ka dy pyetje për Ramën

Kërcënimi i deputetëve nga burgu, ish-ministri ka dy pyetje për Ramën

82
0
Shares

Gjatë seancës së djeshme parlamentare kryeministri Edi Rama teksa fliste lidhur me mbylljen e lojërave të fatit dhe të basteve sportive, u shpreh se deputetët e tij po marrin mesazhe kërcënuese nga burgu 313.

Sipas Ramës kjo bëhej nga kriminelë të rrezikshëm, më qëllim që të intimidojnë ligjvënësit për këtë aksion kaq të rëndësishëm.

Referuar kësaj deklaratë, ish-ministri Ylli Manjani  ka ndërtuar dy pyetje të cilat kërkojnë përgjigje po nga kryeministri.

E para ka të bëjë me sesi të burgosurit dërgojnë mesazhe edhe pse nuk lejohen të kenë celularë, dhe e dyta pse kanë në listën e kontakteve të tyren numrat e deputetëve.

Reagimi i Manjanit:

Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënokan nga burgu:

  1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët.
  2. Nga jua dinë numrat e telefonëve deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash. Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY