FETO në Shqipëri, ministri turk: ‘Iu kemi dhënë listat’, si i përgjigjet...

FETO në Shqipëri, ministri turk: ‘Iu kemi dhënë listat’, si i përgjigjet Bushati

73
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu e ka nisur axhenden e takimeve sot ne Shqiperi me takimin me homologun shqiptar, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, ai në emër të Turqisë ka rikujtuar sërish kërkesën për ekstradim të elementëve të FETO-së, që sipas saj janë në vendin tonë të lirë.

Ai deklaroi se Turqia është duke pritur diçka nga Shqipëria mike.

“Pas tentativës për grusht shteti, i kemi përcjellë në mënyrë të qartë gjithë kërkesat, në vijim të hapave për eliminimin e veprimtarisë së FETO. I kemi dhënë listat me emrat e tyre edhe miqve tanë shqiptarë. Janë dhe persona që ne kërkojmë ekstradimin e tyre e kemi bërë këtë kërkesë në mënyrë zyrtare, edhe në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, kemi paraqitur dokumente përkatëse, dhe presin të realizohen dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë mike”- tha ministri turk.

Nga ana tjetër ministri Bushati kujtoi se Shqipëria është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike.

“Përgjigjja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë qoftë në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë ndër vendet që është solidarizuar me ato që kanë ndodhur në Turqi, por nga ana tjetër është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”, deklaroi Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY