DETAJE/Përgjimet e bisedave, Stresi u kërkoi ndihmë Bajrave të largohej nga Shqipëria

DETAJE/Përgjimet e bisedave, Stresi u kërkoi ndihmë Bajrave të largohej nga Shqipëria

99
0
Shares

Pas 48 orësh në pritje, Stresi nuk e fitoi dot lirinë, pasi gjykata vendosi ta lejë në burg reperin e njohur.

Ai akuzohet për trafik lëndësh narkotike si dhe dyshohet se është pjesë e grupit kriminal.  Ndërkohë detaje të reja mësohen nga procesi gjyqësor i ditës së sotme, ku para trupit gjykues, prokuroria ka paraqitur prova që sipas organit të akuzës, ngrenë dyshimet se ai është pjesë e grupeve kriminale.

HETIMET – Përgjimet

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prokuroria duke mbrojtur arrestimin e Stresit tha se emri i tij ka dalë gjatë hetimeve për bandën e Bajrave, ku reperi ka folur me një prej anëtarëve të bandës duke i kërkuar ndihmë për ta nxjerrë jashtë shtetit.

“Policia më ka vënë në kërkim ju lutem më ndihmoni të dal jashtë”, mësohet se ka thënë Stresi gjatë këtyre përgjimeve.

Ndonëse mendohej se Stresi i kishte mbyllur telashet me drejtësinë shqiptare me sa duket nuk ka qenë kështu. Kjo për shkak të një arme të gjetur pak javë më parë tek shkolla “Partizani”. Policia ngriti dyshime të forta se arma i përkiste reperit dhe për këtë arsye kishte kërkuar arrestimin e tij.

Pikërisht për këtë vendim, Stresi kishte kërkuar ndihmë nga Bajrat për t’u larguar jashtë vendit.“Më ndihmoni të iki jashtë se policia po me përgjon, se sa pashë që po më afroheshin unë e hodha armën”, ka thënë në telefonatën e bërë me një nga anëtarët e bandës Bajraj, Stresi, bisedë e përgjuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY