Deputeti: Për kryeministrin, Check up-i është një ‘patate e nxehtë’

Deputeti: Për kryeministrin, Check up-i është një ‘patate e nxehtë’

59
0
Shares

Deputeti Tritan Shehu shkruan se për kryeministrin Rama, Check Up është si një ‘patate e nxehtë’.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti thotë se ‘patatja përcëlluese’ e mëkatit po vazhdon ta përcëllojë Ramën.

Më tej, Shehu shkruan se asnjë vend nuk aplikon këtë lloj forme, kur sistemi shëndetësor i vendit është i varfër dhe nga ana tjetër fondet mund të përdoreshin me eficencë për të përmirësuar laboratorët, e jo ti jepen privatit për investime minimale.

Reagimi i plotë

Per Kryeministrin Check app-i ngel nje “patate e nxehte”, te ciles ai kerkon t’i “fryje” jo vetem per ta ftohur, por dhe per te kercenuar!
Dje dhe sot ai vazhdon te permende Check app-in me nje ton kercellues, si per te na thene se duhet te ngjallim nje te “vdekur”, ndryshe….
Sic duket “pataja” percelluese e “mekatit” vazhdon ta perveloje!
Une, qe e kam ngritur i pari absurditetin e kesaj procedure e metodikes se saj, me nje kosto te pa argumentuar e shume larg rentabilitetit klinik kjo, desheroj t’i riperseris shkurt:
Asnje vend ne bote nuk aplikon nje forme te tille depistimi, ne nje kohe qe sistemi i yne shendetesor eshte nen varferi afrikano-qendrore.
Keto fonde mund te perdoreshin me eficience per te permiresuar sado pak sistemin tone paresor, laboratoret e tij e jo t’i ipen nje privati edhe per pune te pa realizuara e investime minimale.
Dalja e Kryeministrit keto dite ne kete “fushate”, perkon me rritjen e presionit arbitrar shteteror mbi mjeket e infermieret per te cuar cdo qenie te gjalle qe munden drejt Check-app-it famekeq, perndryshe anatemohen, gjobiten a humbin vendin e punes, pavaresisht kapaciteteve te tyre profesionale.
Fjalet e shqiptuara nga Kryeministri kerkojne jo vetem te “ftohin pataten”, por edhe te transmetojne nje “demostrim force” e arbitrariteti mbi personelin mjekesor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY