VIDEO/Armë dhe drogë, arrestohen 5 persona në Tiranë, një tjetër shpallet në...

VIDEO/Armë dhe drogë, arrestohen 5 persona në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim

140
0
Shares

Një tjetër operacion është finalizuar me sukses. Sipas policisë, janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe katër raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale armë zjarri pistoletë, automatikë, krehëra, disa fishekë, automjet, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe Kokainë.

Policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë, konkretisht në lokale, ambiente, banesa dhe në akset rrugore të kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që posedojnë sende apo lëndë të kundraligjshme.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Premtim Qendro, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 61 gramë lëndë e dyshuar Kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa dhe një thikë.

– Baftjar Selimi, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Pitall, në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe bllokua 2 kg e 147 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Ferit Xhani, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pjetër Budi”, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 16 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Gerli Prifti, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Pandi Dardha” iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Juljan Shullazi, 27 vjeç, banues në Vorë, pasi në Fushë-Prezë gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Iu bllokua dhe mjeti në cilësinë e provës materiale.

Si dhe u shpall në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, shtetasi :

– A. H., 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik dhe një krehër me sasi fishekësh.

Forca e Ligjit në Territor do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY