Aksidenti i pazakontë, kali “hyn” brenda në makinë

Aksidenti i pazakontë, kali “hyn” brenda në makinë

106
0
Shares

Një aksidenti i pazakontë është regjistruar të enjten rreth orës 18:30 minut në Gjermani.

Siç shihet edhe në foto një automjet tip Volkswagen ka përplasur një kalë. Aksidenti u regjistruar në fshatin e vogël të Gütersloh në Gjermaninë Perëndimore.

Para incidentit, shoferi 57 vjeçar ka vërejtur një makinë që po vinte përballë për shkak të dritës, por nuk e ka kuptuar se përpara tij ndodheshin edhe dy kuaj.

Ndërsa kalë i vogël u plagos lehtë dhe u largua menjëherë, kali më i madh u përplas me xhamin e përparmë duke hyrë brenda.

Mjerisht, kali ngordhi në makinë.

Shoferi u plagos lehtë dhe u dërgua në një spital në Gütersloh.

Sipas policisë, kali i vogël u dërgua në një klinikë kafshësh për trajtim.

Policia njoftoi të premten se dëmtimi i makinës vlerësohet të jetë rreth 10,000 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY